Sot në bibliotekën e qytetit u promovua libri “Kthem në burgun tim” nga autori dhe pjesëmarrësi i revoltës; Xhevat Shyqeri Berisha.
Libri na kthen vështrimin prapa në kujtesën historike të një ngjarje e rëndësisë së veçantë e cila e dridhi sistemin juridik të shtetit jugosllav, që u zhvillua pikërisht me 13 shtator 1977 në burgun e Nishit, e cila ka mbetur si pikë kthese në historinë e „drejtësisë“ së regjimit totalitar.
“Detajet e kësaj ngjarje madhore mund ti gjeni brenda kopertinave të librit „Kthem në burgun tim“ i cili është shkruar nga miku im; Xhevat Berisha. Urime”, ka shkruar ndër të tjerash Kryetari Imri Ahmeti.


