Ndërprerja e energjisë elektrike lë Komunën e Lipjanit pa ujë të pijshëm

PUBLIKUAR

Ndërprerja e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme në Komunën e Lipjanit ka rezultuar edhe me mungesë të ujit të pijshëm për qytetin dhe 29 fshatra të kësaj komune.

Komuna e Lipjanit,si zonë e shërbimit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, me gjithsej 10 rezervuarë të ujit dhe 8 stacione të pompimit, të cilat i furnizojnë me ujë të pijshëm mbi 8.200 familje apo 27.000 banorë, janë ndalë së funksionuari si rezultat i mungesës së energjisë elektrike që nga ora 05:00.

KUR ”Prishtina” sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj komune, deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar së fundmi nga erërat e forta mbi vendin tonë./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...