Policia Kosovës ka njoftuar se shtë arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti kishte një mosmarrëveshje të mëhershme me viktimën mashkull kosovar të cilin e ka goditur me shufër metalike duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton LipjaniNews.
Njoftimi plotë nga Policia:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Lipjan, 26.07.2021 – 01:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti kishte një mosmarrëveshje të mëhershme me viktimën mashkull kosovar të cilin e ka goditur me shufër metalike duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


