Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Sllovi të Lipjanit, ku një 37-vjeçare i dha fund jetës së saj

PUBLIKUAR

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit“, tha ai për Sinjalin.

——————————————————————————————————-
E PLOTËSUAR….
——————————————————————————————————-

Një vetëvrasje ka ndodhur sonte, rreth orës 18:40, në Lipjan, saktësisht në fshatin Sllovi në rrugën “Agron Gashi”.

Indeksonline mëson përmes burimeve se personi i vetëvrarë është i gjinisë femërore, i moshës 37  vjeçare

Rastin në polici e ka lajmëruar një person që e ka gjetur të varur në litar viktimën.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të vazhdoj të ju mbaj të informuar

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...