Kryetari KBI-Lipjan uron festën e Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari KBI-Lipjan, Zaim Baftiu ka uruar festën me rastin e Kurban Bajramit!
Mesazhi i Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan Zaim ef. Baftiu me rastin e Kurban Bajramit.
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit.
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra, bashkatdhetarë të dashur!
Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, së bashku me Imamët e Xhamive, e në emër timin personal, iu urojmë festën e Kurban Bajramit, festën e bekuar me vlerë e rëndësi të veçantë.
Kurban Bajrami është festë ku besimtarët e dallojnë me përkushtim, adhurim e sakrificë për Allahun. Kjo festë na fton të falënderojmë Allahun për mirësitë e shumta që na i dhuron.
“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira, andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd” (Kevther 1-2)
Therja e Kurbanit, punët e mira, solidariteti me të varfërit, kujdesi për jetimët, mëshira ndaj njerëzve, largimi nga e keqja, urrejtja e padrejtësia, janë porosi e kësaj feste.
Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin devotshmëria juaj” (Haxh 37). Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij.
Besimtarë të nderuar!
Lutemi që në këtë ditë të bekuar, Zoti të na dhuroj paqë, mëshirë, solidaritet e tolerancë në popullin tonë.
Këtë Festë po e përjetojmë edhe më mirë së bashku me bashkatdhetarët tanë, vëllezërit e motrat që kanë mbushur familjet tona me gjallëri e dashuri, lutemi që të kenë shëndet të mirë, jetë të qetë e me begati e Zoti të i ruaj.
Vëllezër e motra!
Ky Islam na porosit që të jemi produktiv në këtë vend. Mësimet e Muhamedit a.s japin mesazh që: “ Njeriu më i mirë dhe më i dashur tek Zoti është ai i cili është më i dobishëm për shoqërinë”, andaj ju porosis që të kujdesemi për fëmijët, prindërit, familjen e vendin tonë. Të orientojmë jetën tonë sipas besimit dhe porosive nga Zoti i madhëruar, që shpirti jonë të gjejë kënaqësi, kurse lumturia e dashuria të reflektohet gjithandej.
Urime e gëzuar Kurban Bajramin, Allahu ju dhuroftë begati, lumturi, e gëzim në familjet tuaja.
Kryetari: Zaim Baftiu
Rinor Murati, Muhib Kozhani and 11 others

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...