Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se infrastruktura në shkolla në këtë komunë është përmirësuar dukshëm me ardhjen e tij në pushtet.
Ahmeti në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel ka bërë të ditur se nga investimet në shkolla dollapët në klasa për libra i ka bërë para se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti t’i reklamonte ato në Prishtinë.
“Kemi vendos edhe dollap në shkolla menjëherë në vitin e parë, para se Shpend Ahmeti me reklamua.Ne veç e kemi kryer atë sistem”, ka thënë Ahmeti në Euro Tribuna.
Sipas Ahmetit, shkollat janë kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe ecja në baltë e nxënësve ka përfunduar me përmirësimin e infrastrukturës.
Ai shtoi se në shumicën e shkollave janë dy ndërrime dhe nuk ka me tri ndërrime./Gazeta Tribuna/


