Apple do t’i dallojë edhe emocionet tona

PUBLIKUAR

Wall Street Journal ka raportuar për blerjen më të fundit që Apple e ka bërë. Në fakt, thuhet se Apple e ka blerë kompaninë e specializuar në inteligjencë artificiale – Emotient (konfirmuar nga Apple).

Apple e ka blerë Emotient, një kompani e re që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të lexuar emocionet e njerëzve duke analizuar shprehjet e fytyrës.

Nuk është e qartë se çfarë Apple planifikon të bëjë me teknologjinë e Emotient, e cila kryesisht funksiononte për reklamuesit, për tu ndihmuar atyre të vlerësojnë reagimet e shikuesve në reklamat e tyre.

Mjekët gjithashtu e kanë testuar teknologjinë e kompanisë për të interpretuar shenjat e dhimbjes në mesin e pacientëve të paaftë për të shprehur veten, ndërsa një shitës me pakicë e ka përdorur teknologjinë e njëjtë për të monitoruar shprehjet e fytyrës së blerësve në dyqan.

Megjithatë, duke e ditur se Apple e ka bërë edhe blerjen e kompanive tjera në këtë fushë, përkatësisht Perceptio, VocallQ, dhe tani Emotient, do të jetë interesante të shihet se çka do të sjell kompania me iOS 10. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...