Çfarë janë këta “topa” misteriozë që kanë rënë nga qielli vietnamez? (Foto)

PUBLIKUAR

Ekspertët ushtarakë vietnamezë janë duke hetuar rreth tri objekteve metalike të cilat besohen se kanë rënë nga hapësira afër kufirit verior të vendit me Kinën.

Të tre objektet ishin shpërndarë në një zonë të madhe në provincën Tuyen Quang, sipas raporteve të medias lokale, transmeton Telegrafi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, objekti më i madh ishte ai që peshonte 45 kilogramë dhe ishte gjetur në një lumë.

Ndërkaq vendorët kanë thënë se kishin dëgjuar “bubullima”, disa minuta para se të gjendeshin këto objekte.

Njëri nga këto objekte, që peshonte 6 kilogramë, për pak nuk e kishte goditur një shtëpi, duke rënë në kopshtin e saj në rajonin Yen Bai, ndërsa më i vogli peshon vetëm 250 gramë dhe kishte zbarkuar mbi një çati para se të binte në tokë.

Një hetim fillestar nga autoritetet vietnameze të mbrojtjes kanë vlerësuar se objektet ishin me origjinë ruse, por mund të ishin shitur në një vend të tretë për përdorim, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët kanë thënë se pasi ato tanimë kanë zbarkuar, nuk ka nevojë për panik.

Sipas Thanhnien News, asnjëri nga objektet nuk ishte eksplodues.

E profesori Nguyen Khoa Son, nga Programi shtetëror i Shkencës mbi Hapësirën dhe Teknologjinë i ka thënë medieve lokale se objektet mund të jenë pjesë e një sistemi të karburantit satelitor.

Ai tha se copat mund të jenë mbetje të një dështimi të ngritjes së një sateliti apo ndoshta pjesë të një sateliti të çmontuar gjatë kthimit në tokë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...