Qeveria dënon sulmin e sotëm ndaj Abrashit, e cilëson veprim kriminal

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e dhunshëm mbi makinën zyrtare, në të cilën ndodhej ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thuhet në një kumtesë të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimi kriminal i orkestruar nga njerëzit që në vazhdimësi po kryejnë veprime të dhunshme dhe bëjnë thirrje publike për rrënimin e Republikës së Kosovës dhe simboleve të saj, zhytjen e vendit në anarki, është i papranueshëm dhe fton organet e drejtësisë që kryesit e këtij akti dhe akteve të tjera kriminale të përgjigjen para drejtësisë.

Akti kriminal i drejtuar sot kundër ministrit Abrashi është edhe një dëshmi më shumë se ata që bëjnë thirrje për protesta ‘paqësore’, mjet të vetëm për ardhje në pushtet e kanë dhunën dhe çdo thirrje e tyre në emër të mbrojtjes së shtetit duhet të kuptohet vetëm si thirrje për marrje të pushtetit me dhunë.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e vendit që, përkundër thirrjeve dhe nxitjes së vazhdueshme për veprime të dhunshme, po refuzojnë dhe po distancohen nga skenarët kriminalë, që dëmtojnë rëndë interesat e Republikës së Kosovës si dhe partneritetin e çmuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike perëndimore”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...