Mbrëmë kishte të shtëna me armë zjarri në Lipjan, sekuestrohen disa gëzhoja

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se dje në Lipjan është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit nga Policia thuhet senë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy ankuesit/viktimat meshkuj kosovarë punëtor të sigurimit në një kompanie të cilët kanë deklaruar se nga persona deri më tani të pa njohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, transmeton LipjaniNews.

Raporti plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Lipjan 14.07.2021 – 21:57. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy ankuesit/viktimat meshkuj kosovarë punëtor të sigurimit në një kompanie të cilët kanë deklaruar se nga persona deri më tani të pa njohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa gëzhoja.

Nuk raportohet për të lënduar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...