“Frutex” investon 1 milion € për fabrikën e ambalazhit në Lipjan, do të punësohen persona me nevoja të veçanta

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtor sot ka marrë pjesë në gurthemelin e ndërtimit të fabrikës së ambalazhit nga kompania “Frutex” që filloi së ndërtuari në territorin e Komunës së Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti tha se Komuna e Lipjanit mirëpret këto investime të cilat gjenerojnë vende të reja të punës, e sidomos të personave me nevoja të veçanta.
“Përveç që është specifike po ndodh një invazion i investimit të bizneseve. Do ta kenë mbështetjen e Komunës, urojmë sa më parë të realizohet dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që po ndërtohet për punësimin e personave me nevoja të veçanta”, tha Kryetari Ahmeti, njofton Komuna.
Ndërsa Drejtori i kësaj kompanie Shaqir Palushi ka falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti dhe Komunën e Lipjanit për mundësin e krijuar dhe lehtësirat që ka bërë Komuna e Lipjanit për të bërë biznes.
Palushi tha se kjo fabrikë e ambalazhit nga letra do të punësojë vetëm persona me nevoja të veçanta, pra do të jetë ndërmarrje sociale.
Ndërsa Afrim Maliqi, drejtor i Handikos, theksoi se kjo fabrikë jo vetëm që do të ndikojë te personat me nevoja të veçanta, dhe do të përmisoj gjendjen e personave me nevoja të veçanta.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...