Konjufca thirrje për Lipjanasit në protestën e 9 Janarit

PUBLIKUAR

Rabit Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka thënë për LipjaniNews se qendra LVV-së në Lipjan deri tani ka organizuar disa tubime me aktivistët dhe qytetarët me rastin e protestën e 9 Janarit.

“Qendra e LVV në Lipjan, në vazhdën e aktiviteteve për protestën e 9 janarit, ka organizuar dhjetra tubime me aktivistë dhe shumë tubime tjera me grupe të ndryshme të qytetarëve. Gjithashtu edhe me partitë tjera opozitare, AAK-në dhe NISM-ën kemi mbajtur takime të përbashkëta me qëllim të organizimit dhe pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetareve të Komunës së Lipjanit”,tha Konjufca.

Gjithashtu Konjufca ka ftuar qytetarët Lipjanas që të dalin sa më masovikisht pa dallime moshe apo përcaktimi partiak, nisja nga Lipjani pritet të bëhet nga platoja e Shtëpisë së Kulturës nga ora 11:30.

Ai tha, “Me ketë rast i ftoj të gjithë qytetarët e Lipjanit pa dallim, gjinie, moshe dhe percaktimi partiak që të marrin pjesë në protestën e 9 janarit, që të protestojmë për shtet dhe sovranitet, kundër qeverisë antikushtetuese. Protesta fillon në ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare. Kurse nisja nga Lipjani në mënyrë të organizuar me autobus dhe vetura private, bëhet nga platoja e Shtëpisë së Kulturës nga ora 11:30.”, transmeton LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...