iPhone 7 do të jetë më i hollë dhe rezistent ndaj ujit?

PUBLIKUAR

iPhone 7 pritet të ofrojë shumë inovacione. Disa prej risive që thuhet se do të vijnë bashkë me iPhone 7 përfshijnë mundësinë e mbushjes së telefonit pa tela, dizajnin më të hollë, si dhe eliminimin e portit për dëgjueset, për të mundësuar hollësi më të madhe të gjeneratës më të re të iPhone.

Fast Company ka thënë se burimet e saj që janë të afërta me planet e kompanisë amerikane kanë sugjeruar se iPhone 7 nuk do të ketë port për audio dhe dëgjuese, për të arritur hollësi më të madhe sesa iPhone 6s.

Në mes tjerash është thënë se iPhone 7 do të jetë edhe rezistent ndaj ujit, ndërsa teknologjia e re e zërit do të mundësojë eliminimin e zhurmës nga jashtë.

Apple iPhone 7 dhe 7 Plus do të lansohen në shtator të 2016. Bashkë me karakteristikat e përfolura, modelet e reja të telefonave të famshëm të Apple do të sjellin edhe gjeneratën e re të procesorëve të linjës A, opsionin e memories së brendshme me 256GB, baterinë e mundshme me 3,100 mAh si dhe variantin me 3GB RAM. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...