Reagon Rasim Hasani, Qe për 6 vjet rresht këtë shkollë e lan pa rrugë, pa kyçje në rrjetin e kanalizimit

PUBLIKUAR

Drejtori i Drejtoratit për Arsim në Lipjan Rasim Hasani ka reaguar ndaj shkrimit të RDK-së duke thënë se Nuk di a ndihen përgjegjës dhe a ju vjen keq Tekstshkruesve te PDK dega në Lipjan qe për 6 vjet rresht këtë shkollë e lan pa rrugë, pa kyqje në rrjetin e kanalizimit,

“Sqarim për qytetaret Lipjanas Shkolla “Isamil Luma” është ndërtuar nga ekzekutivi i kaluar dhe ne e kemi gjetur në një gjendje të mjaft te rëndë. Nuk di a ndihen përgjëgjës dhe a ju vjen keq Tekstshkruesve te PDK dega në Lipjan qe për 6 vjet rresht këtë shkollë e lan pa rrugë, pa kyqje në rrjetin e kanalizimit, a ju vjen keq që shkolla pikonte për brënda, pa rrethoja, pa trotuar,”, ka thënë Hasani.

Drejtori Hasani ka thënë se edhe ekzekutivi i tanishëm ka investuar duke investuar në kanalizim dhe gjëra të tjera, madje ai ka shtuar se reshjet e shiut nuk janë në kompetenca të tona.

“Dhe sot Ekzekutivi i tanishëm ka investuar shumê në atë shkollë. Është bërë kyqja e shkollës në rrjetin e kanalizimit të qytetit, asfaltimi i rrugës së shkollës, riparimi i nyje e sanitare, riparimi i ulluqeve, ndërrimi i dyerve të klasave, riparimi i nxemjes qendrore, rifunksionalizimi i bibliotekës, blerja e dollapve për libra, montimi i sistemit të kamerave, ndërtimi i rrethojes, etj Reshjet e shiut nuk janë nën kompetenca tona, prandaj duke provuar diqka me akuzu skan ku kapen veqse kërkojnë edhe për reshjet e shiut ta fajsojnë drejtorin dhe ekzekutivin e komunës. Na vjen keq që akoma disa individ nuk janë kthjell nga e kaluara qeverisese e komunës së Lipjanit qe e degraduan dhe shkatërruan sistemin arsimor nga analfabet e militant politik te ish qeverisjes”, ka thënë Hasani, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...