Rrahje në Lipjan, arrestohet dy persona, konfiskohet një një revole HS9, 50 fishekë 9mm

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre, transmeton LipjaniNews.

 

Njoftimi plotë nga Policia:

KANOSJE & LËNDIM TRUPOR

Lipjan 06.07.2021 – 17:15. 

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë të kalibrit 9mm.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...