RDK: Rasim Hasani është teknolog i ushqimit me profesion dhe pak merr vesh në arsim

PUBLIKUAR

RDK e Lipjanit ka reaguar ndaj shkrimit të drejtorit të arsimit në Lipjan, z.Rasim Hasani, duke e quajtur atë teknolog i ushqimit me profesion dhe pak merr vesh në arsim.

E kuptojmë faktin që Rasim Hasani është teknolog i ushqimit me profesion dhe pak merrë vesh në arsim. Kemi kuptuar që është i mllefosur dhe hakmarrës ndaj individëve që mendojnë ndryshe.
Por nuk e kuptojmë faktin që i shkoj mandati duke u marrë me të kaluarën pa bërë absulutisht asgjë në arsim.
PDK ka ndërtuar shumë shkolla, e një prej tyre është shkolla “Ismail Luma” fakte që ju nuk do t’i arrini kurrë. Qeverisja juaj po dështon në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e shkollave në gjithë teritorin e Lipjanit.
Po të rikujtojmë që arsyetimet kanë përfunduar në momentin që je bërë drejtor komunal.
Trego për qytetaret lipjanas se si ke kërkuar të shpenzohet bugjeti i arsimit në fundvit pa planifikim?
Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e mos rregullimit të shtratit të lumit Sitnica dhe rrethojes së shkollës.
Ndërsa përpjekjet tuaja për drejtorët militant të shkollave, si dukët edhe kësaj radhe shkuan “huq”. Dhe nga krejt ky menaxhim i dobët pësojnë qytetarët dhe veçanarisht fëmijët tonë, ka shkruar RDK.

Postimi i kaluar…

RINIA DEMOKRATIKE E PDK-SË NË LIPJAN KA HEDHUR KRITIKA TË ASHPËRA NDAJ KOMUNËS SË LIPJANIT PËR VËRSHIMIN NGA UJI QË ËSHTË BËRË. MADJE RDK NË FACEBOOK KA SHKRUAR SE DREJTORI I SHKOLLËS ËSHTË “ARGAT” I LDK-SË, ÇUDITËRISHT KY PUSHTET ENDE NUK PO ARRIN TË BËJË ZGJIDHJE

“NË PËRPJEKJET E VOGËLA TË KOMUNËS SË LIPJANIT PËR TË INVESTUAR DHE MBËSHTETUR DREJTORËT MILITANT TË SHKOLLAVE, TË SUBJEKTEVE TË KUALICIONIT QEVERISËS, SI ZAKONISHT EDHE KËSAJ RADHE DËSHTUAN. EDHE PSE DREJTORI I SHKOLLËS ËSHTË “ARGAT” I LDK-SË, ÇUDITËRISHT KY PUSHTET ENDE NUK PO ARRIN TË BËJË ZGJIDHJE PËR SANIMIN DHE PARANDALIMIN E UJIT NË OBORRIN E SHKOLLËS. SI PASOJË NXËNËSIT NGA NESER MBESIN NË SHTËPI DHE HUMBIN MËSIMIN”, KA SHKRUAR RDK./LIPJANINEWS/

[custom_gallery source=”media: 34834″ limit=”3″ link=”post” width=”900″ height=”580″ title=”never”]SHKOLLA FILLORE ‘ISMAIL LUMA’ NË LIPJAN ËSHTË RRETHUAR E GJITHA ME UJË, SI PASOJË E TË RESHURAVE TË FUNDIT TË SHIUT. UJI ENDE ËSHTË I PRANISHËM RRETH SHKOLLËS DHE BANORËT AFËR SHKOLLËS TREGOJNË SE UJI VETËM SA NUK KISHTE HYRË EDHE BRENDA NË SHKOLLË.[/custom_gallery]

/LipjaniNews/


 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...