Ja se si e hedhin në ajër pulëbardhën (Video)

PUBLIKUAR

Një video me pamje tronditëse është shfaqur në Itali, ku dy djem shihen duke i ngjitur eksploziv në trup një pulëbardhe, të cilës pas disa sekondave ia ndezin dhe më pas e lëshojnë të fluturojë.

Pas disa sekondave heshtje por të buzëqeshur, djelmoshat presin më padurim momentin e shpërthimit të eksplozivit i cili hedh në ajër zogun e pafajshëm.

Një keqtrajtim i tillë, fatmirësisht nuk ka kaluar pa u ndëshkuar, dhe kështu këta dy djem për shkak të gjestit të pamatur kanë përfunduar në burg, transmeton Telegrafi.

Policia italiane e kishte parë këtë video në Facebook, pasi një numër i madh i njerëzve e kishin shpërndarë këtë video me qëllim që autorët e pashpirt të dënohen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...