Lipjan, krijohet grupi komunal për ngritjen e shkallës pergjegjës emergjente

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, pas përkeqësimit të situatës, për shkak të reshurave të fundit, krijoi : Grupin Komunal për ngritjen e shkallës pergjegjës emergjente për parandalimin dhe sanimin e pasojave nga vershimet

Në kuadër të këtij grupi janë angazhuar kompetentet nga te gjitha Drejtoratet dhe subjektet tjera përgjegjese, për aspektet e veçanta të perkujdesjes, përfshire edhe perfaqesuesit e Policisë së Kosovës Stacioni në Lipjan.
Gjatë tërë ditës është bërë përcjellja dhe identifikimi i pikave të cilat e përbëjnë rrezikshmëinë e normalitetit për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Duke e pasur parasysh që këto momente paraqesin kulmin e çrregullimeve të kesaj natyre, është bërë identifikimi i pikave me nevojë për:
1. Intervenim emergjent
2. Planifikim në kuadër të verpimeve të rregullta afatmesme si dhe
3. Planifikimet në kuadër të projekteve strategjike të subjekteve përkatëse për çështjet e veçanta.
Ëshë intervenua në Babush të Muhaxherëve, në Torinë, Poturovc, Zllakuqan dhe Banulleë si dhe në disa lokalitete tjera.
Në përputhje me gjendjen në terren, me rekoamndim të Drejtoratit të Shendetësisë, apelohet të të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që të kenë kujdes gjatë konsumimit te ujit te pijshëm, për shkak se vershimet kanë shkaktuar një shkallë të ndotjes së ujrave, që do të mund të cenonte shendetin e qytetarëve. Rekomandohet që të vlohet uji para konsumimit.
Grupi në fjalë është në veprim të vazhdueshëm, që në kuadër të pikës që ka të bëjë me nevojat emergjente, të realizoje edhe vepriemet përkatese.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...