Udhëtime me aeroplanë privatë, hotele super-luksoze, shëtitje dhe shoqëri me të famshmit, janë disa nga gjërat që i bëjnë të pasurit. Por, ata nuk janë të vetmit, sepse edhe dadot mund të kenë privilegje.
Philippa Chrisitian, në katër vitet e fundit ka punuar për disa familje të pasura dhe aktorë filmash, duke u kujdesur për fëmijët e tyre. Edukatorja 27-vjeçare, ka treguar se si shkaku punës, ka qëndruar në ishuj privat, si dhe në një pallat në Indi, transmeton Telegrafi.
“Kam pasur rastin të jetoj në vende të cilat vetëm mund t’i ëndërroja – prej një vile në Itali me staf prej 50 personash, deri në hotele ku tavani është aq i lartë sa më nuk sheh syri”, ka thënë ajo. “Kam qëndruar në Shtete të Bashkuara, Indi, Bahame, Emirate Arabe, si dhe në disa shtete evropiane”. /Telegrafi/