Flamur Sylejmani: Lipjani ka nevojë për qeverisje, jo për hakmarrje mes të papërgjegjshmëve

PUBLIKUAR

“Zgjedh të panjohurën, jo të keqen e provuar. Edhe nëse e panjohura është e keqe, ke fituar kohë. Sepse, ke zbuluar dy të këqija, duke mos e përsëritur të keqen e provuar. Mospërsëritje, për të mos shpresuar si në një të mirë të mundshme për të keqen e panjohur”. Qytetarët e Lipjanit ishin aq të zgjuar sa që e praktikuan ketë thënie. Dhe, e mira nga krejt kjo është identifikimi i së keqes së panjohur, që fshihej pas së mirës. Arritje minimale, por shumë e rëndësishme për të ardhmen, që largon dyshimet dhe që zvogëlon mundësin për manipulim. Debati i Jeta në Kosovë, ju dha mundësi ballafaqimi partive në pushtet dhe opozitës që ishte në pushtet. Ballafaqim që dëshmon se këto parti nuk menaxhojnë, por e shkelin qytetarin dhe qytetarinë. Debat që shpërfaq turpin, e që për këto parti politik është pikënisje e debatit. Pikënisje nga e vërteta e tyre. Çdo krahasim që bëhej mes kësaj qeverisje dhe qeverisjes së kaluar, u nis dhe përfundoj kështu : ju po bëni më keq se ne dhe kundër përgjigjja, jo, ju keni bërë më keq se ne! Secili nga të ndërgjegjshmit do të ndihej i turpëruar. Çfarë niveli, çfarë përfaqësimi! Ndërrimi i vetëm në qeverisjen e Lipjanit është mënyra e papërgjegjshmërisë dhe e keqpërdorimeve. Fatkeqësisht. Lipjani ka nevojë për qeverisje, jo për hakmarrje mes të papërgjegjshmëve. Flamur M.SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...