Samsung me vetëm 5 milionë njësi të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge?

PUBLIKUAR

Samsung, prodhuesi më i madh i telefonave të mençur mobil në botë po planifikon një sasi më të ulët të prodhimit fillestar për telefonat e saj më të rinj, raporton Reuters.
Sipas Reuters, Samsung pritet që fillimisht të prodhojë vetëm 5 milionë njësi të modelit të saj të ri të telefonit kryesor Galaxy S7.
Kjo pasiqë Samsung është duke planifikuar për të nisur dy versione të ndryshme të telefonave të saj kryesor: njërin me ekranin prej 5.2-inç, dhe një version me ekranin e lakuar prej 5.5-inç që do të quhet “Galaxy S7 Edge”.

Samsung planifikon të prodhojë fillimisht 3.3 milionë njësi të Galaxy S7 dhe rreth 1,6 milionë të versionit me ekran të lakuar, thuhet në raport.

Siç është thënë edhe më herët, pritjet janë që Samsung ta zbulojë Galaxy S7 gjatë muajit shkurt. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...