Kush do të ngre padi ndaj kryetarit Imri Ahmeti?

PUBLIKUAR

Në emisionin “Jeta në Komuna” me Jeta Xharra, kryetari i komunës fletë për të arriturat e komunës së Lipjanit gjatë punës së tij 2 vjeçare si kryetar i komunës. Menjëherë pas publikimit të videos, reagimi i parë dhe i vetëm vjen nga OJQ-ja YAHR. OJQ-ja në fjalë, akuzon kryetarin, Imri Ahmeti, që me shpifje po mundohet të mbulojë mos punën e tij për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës në zgjedhje të vitit 2013.

Në reagimin e postuar në faqen zyrtare të OJQ-së në facekook, YAHR, hedh poshtë deklarimin e kryetarit, Imri Ahmeti, dhënë subvencion shumën deri 10 mijë euro kësaj OJQ-je. Përmes këtij reagimi, YAHR deklaron shumën e dhënë subvencion deri 2 mijë euro nga Komuna.

YAHR paralajmëron se do të ngre padi ndaj kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për shpifje dhe linçim ndaj personalitetit të kësaj organizate.

Në anën tjetër, i kontaktuar nga portali lipjani.com, kryetari Imri Ahmeti, nuk deshi të merret shumë me reagimet e OJQ-së YAHR, duke e quajtur këtë të fundit si organizatë individuale.

“Nuk merrem me fjalët dhe reagimet e YAHR. Është organizatë individuale e mësuar ta zhvat paranë publike”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti përsërit se OJQ-së YAHR, komuna i ka dhënë subvencion që në fillim të mandatit të tij për të cilën ndihet tepër pishman.

“Unë në fillim të mandatit i kam nda subvencion OJQ-së YAHR. Pasi i kam kuptuar qëllimet dhe shkrimet e shantazheve të tij, e kam ndërpre së dhënit subvencion kësaj organizate individuale. Ndihem tepër pishman që i kam dhënë para të taksapaguesve lipjanas një njeriu adoleshent me shkollë fillore”, u shpreh në fund kryetari Ahmeti./Lipjan.com/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...