Në një punëtori në Wales, është regjistruar momenti kur një i ri ka prerë me moto-sharrë gjipsin në dorën e babait tij.
Harry Thomas ishte rrëzuar nga motoçikleta dhe e kishte thyer dorën, në të cilën ortopedët i kanë vendosur një gjips, derisa t’i shërohet ashti i thyer.
Mirëpo, burri 60-vjeçar, pa dashje ka derdhur vaj dhe e kishte përlyer dorën me gjips.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga i biri Danny, që t’ia pres gjipsin me sharrën elektrike, shumë kohë para datës së caktuar, kur ai duhej të heq gjipsin, transmeton Telegrafi.
Siç mund ta shihni në video, ata kanë vënë bllokueset e zërit në vesh, që të mos e dëgjojnë zhurmën, por kanë rrezikuar shumë, për këtë intervenim.
Megjithëse, Danny është profesionist në prerjet me moto-sharrë, ky veprim nuk është konsideruar i mençur, sepse rreziku ishte tepër i madh. /Telegrafi/