Në tollovinë e fundvitit, kur klientët janë të koncentruar tek gjësendet që kërkojnë, një hajn e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të vjedhur.
Kamerat e sigurisë, e kanë regjistruar burrin e njohur për Policinë, i cili vidhte në shitore të ndryshme në Turin të Italisë.
Ai shfrytëzonte pincat e gjatë, të njëjta me ato të kirurgëve, për të kryer operime te ndryshme.
Me anë të pincave të gjatë, ai nxirrte nga xhepat e viktimave, para të shumave të ndryshme.
Kur është ndaluar nga Policia, atij i janë gjetur 620 euro, të fshehura në këpucë.
Me anë të kësaj videoje, kërkohet më shumë kujdes, nga njerëzit që mund të kenë pajisje të ngjashme për të vjedhur. /Telegrafi/


