Kryetari Ahmeti, priti Libor Chlad, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e Buxhetit dhe Financave Shkelzen Hajdini, sot në zyrën e tij kanë pritur në një takim pune Libor Chlad, zëvendës shef për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me Dafina Beqiri, Drejtoresh e Agjencionit për zhvillim Ekonomik Rajonal Qendër.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit, e me theks të veçant u fol mbi rolin e përkrahjes së BE-së në zhvillimin e ekonomik të Komunës së Lipjanit.
Po ashtu u disktua fuqizimi dhe ngrtija e kapaciteteve në Asociacionin për Zhvillim Rajonal të Agjencioneve ( ARDA) me qëllim të ngrtijes së përkrahjes nga ana e ARDAs-s për zhvillim ekonomik.
Kryetari Ahmeti ka shprehur mbështjetjen në forcimin e rolit të ARDA-s, me qëllim të realizimit të projekteve nga Grandet e Komisionit Evropian, të cilat kanë si objektiv rritjen e konkurueshmërisë e cila është prioritet në marrëveshjen e nënshkruar të stabilizim asocimit.
Libor Chlad, ka njoftuar Kryetarin Ahmeti se skema e granteve nga Komisioni Evropian do të hapet në muajin Janar të vitit ardhshëm.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...