Facebook ka filluar bashkëpunimin me Uber për t’ua mundësuar përdoruesve të saj porosinë e veturave dhe vozitjeve me Uber, përmes aplikacionit të saj Messenger.
Përdoruesit e Mesenger tani mund ta bëjnë porosinë e veturës së tyre Uber pa dalur nga aplikacioni i tyre i Facebook me vetëm një klikim.
Për shembull, nëse ju duhet ta takoni dikë për darkë, ju mund t’ua dërgoni adresën tuaj bashkëbiseduesve tuaj në Messenger, dhe ata mund ta porosisin një veturë Uber duke klikuar në adresë.Telegrafi.com


