Përmbledhje nga mbledhja e radhës të Kuvendit Komunal i Lipjanit

PUBLIKUAR

Nën kryesimin e Vlora Limani-Hajnuni, Kuvendi Komunal i Lipjanit, të premten ka mbajtur mbledhjen e 24-të me radhë.
Me këtë rast, Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni, fillimisht ka kërkuar nga asamblistët, që propozimet për plotësimin dhe ndryshimin e akteve duhet të respektohet Rregulloja e Punës së Kuvendit.
Ndërsa, Anëtarët e Kuëvendit, gjatë kësaj mbledhje kanë shqyrtuar duke aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim dhe aprovim në këtë mbledhje, si: Propozim Vendimin për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit, “Betoni”& MB SH.P.K, Porpozim Vendimin për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Lipjanit N. T.SH “AL-TEC, Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim të tokës pasuri shoqërore për vendosjen e trafostacionit distributiv në fshatin Krojmir, Propozim Vendim për shkëputjen e kontratës 1nr.464-164 të dt.01.08.2006 e lidhur ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe shfrytëzuesit të tokës ndërtimore SH.P.K “BEN-Af” me seli në Suharekë, Propozim Vendim për shkëputjen e kontratës 1nr.463-322 të dt.04.10.2007 e lidhur në mes Komunës së Lipjanit dhe shfrytëzuesit të tokës ndërtimore qendra medicinale “INTERMED” SH.P.K Lipjan, Propozim Vendim për anulimin e Vendimit të Kuvendit Komunal Nr.464-264 të datës 23.03.2009 dhe shkëputjen e kontratës së datës 18.09.2009 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të tokës ZK. Banullë- pasuri shoqërore e KK Lipjan, Fondacioni i Dijanetit të Turqisë- institucione shëndetësore 29 maji dhe Propozim Vendim për pagesën e mëditjeve të Komisionit për çështje të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit.
Ndërsa, Propozim Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Lipjanit, u shtya për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit për diskutim dhe aprovim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...