Merren vesh detajet kryesore të Samsung Galaxy A9

PUBLIKUAR

Javëve të kaluara është folur shumë për modelin e ri të telefonit Galaxy A9, ndërsa tani modeli i ri i telefonit të Samsung është shfaqur në disa faqe për krahasim.

Tani me sa duket Samsung Galaxy A9 do të lansohet shumë shpejtë, pasiqë kompania jugkoreane tani i ka kaluar verifikimet e FCC.

FCC është trup certifikues në SHBA, i cili është përgjegjës për aprovimin e pajisjeve elektronike, para se ato të shfaqen në dyqane dhe online.

Sipas informatave që kanë rrjedhur deri më tan thuhet se telefoni do të sjell rezolucionin me 1920 x 1080 piksel, procesorin Qualcomm Snapdragon 620 me 3GB RAM dhe memorien e brendshme me 32GB.

Në këtë model është edhe porti për microSD që mundëson zgjerimin e hapësirës deri në 128GB.

Karakteristikat tjera përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13MP, kamerën e përparme me 5MP, baterinë massive me 4,000 mAh, si dhe Android 5.1.1 Lollipop. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...