Në Astana të Kazakistanit, ku dimrat janë të gjatë, të ftohtë dhe me shumë borë, skitë janë ndër sportet e preferuara. E, pse të shkohet në terrenet për ski, kur ky sport mund të bëhet në qendër të kryeqytetit. Madje, ata që kanë xhepa të thellë, mund të bëjnë ski, që nga kulmi i kompleksit të banimit.
Arkitektët e kanë prezantuar para publikut, një rrokaqiell me 21 kate, i cili do të ketë edhe një terren për të bërë ski.
Që nga pjesa e lartë, e rreth ndërtesës së banimit, do të jetë një shteg i pjerrtë nëpër të cilin bëhet lëshimi me ski, transmeton Telegrafi.
Hipja në këtë terren do të bëhet me ashensorë, teksa ata që banojnë në këtë rrokaqiell do t’i kenë ashensorët e tyre të posaçëm, për të cilët nuk ka nevojë të pritet në rend. /Telegrafi/


