Modeli më i ri i telefonit nga HTC One X9 nuk ka qenë vetëm objekt i disa rrjedhjeve online deri më tani, pasiqë i njëjti tani ka kaluar edhe pengesën e rregullatorit të njohur kinez, TENAA.
Tani, një grup i ri i fotografive të këtij modeli që ka rrjedhur online shfaq pamjet e telefonit dhe ofron vështrim më të detajuar në pajisjen, bashkë me përshkrimin e disa nga karakteristikat që do t’i ketë One X9.
Sipas detajeve të marra nga TENAA, One X9 thuhet se do të sjell procesorin me 2.2 GHz octa-core, ekranin me 5.5” në 1920 × 1080 piksel dhe IPS.
Memoria e brendshme do të jetë me 2GB/16GB, ndërsa konfigurimi i kamerave do të jetë me 13MP/5MP. (Telegrafi)


