Mjekët po testojnë transplantin e mitrës: Pas 10 vitesh, do të lindin edhe meshkujt!

PUBLIKUAR

Pas 10 vjetësh meshkujt mund të lindin fëmijë. Lajmi që mund të ndryshojë fatet e njerëzimit dhe do të trondisë popujt, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një grup mjekësh në një klinikë në Klivlend, në Ohio, kanë nisur kërkimet për gjetjen e kandidatëve të gatshëm për të kryer transplant të mitrës.

Doktoresha Karine Chung pohon se nuk ka shumë ndryshime midis anatomisë së femrës dhe të mashkullit. Ajo thotë se herët apo vonë dikush do të arrijë ta kryejë këtë transplant.

Doktoresha sqaron se për t’ia arritur qëllimit, ndër të tjera, duhen lidhur vazat e gjakut me mitrën e vendosur në trupin e mashkullit, si edhe duhet ulur edhe niveli i testosteronit, nëpërmjet një terapie hormonale.

Nga ana tjetër, specialistët amerikanë shprehen se përveç vështirësive të eksperimentit, një pengesë janë edhe kostot e ndërhyrjes, si edhe aspekti etik.

Mbetet për t’u parë nëse njerëzimi është gati ta pranojnë një mashkull shtatzënë. /TV Klan/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...