Sony përgatit 5 modele të Xperia Z6?

PUBLIKUAR

Sipas rrjetit social kinez Weibo, thuhet se gjiganti japonez i teknologjisë do të ofrojë në vitin e ardhshëm pesë variante të reja të telefonave të saj të ri. Këto modele do të kenë madhësi të ndryshme të ekranit.

Më saktë bëhet fjalë për modelet e reja të telefonave Sony Xperia Z6 të cilët do të vijnë në 2016.

Nëse thashethemet dalin të jenë të vërteta atëherë mund të pritet që Sony ta lansojë variantin me 4” të Xperia të quajtur Z6 Mini, atë me 4.6” si Z6 Compact, modelin me 5.2” si versionin kryesor të Z6, dhe fabletin me 5.8” të cilin do ta shohim në formën e Z6 Plus. Por pritjet janë që Sony të sjell edhe variantin tjetër 6.4’ si Z6 Ultra.

Karakteristikat e këtyre modeleve ende nuk dihen për momentin, mirëpo pritjet janë që Sony ta ruajë dizajnin e linjës Xperia, bashkë me risitë që mund t’i sjellin këto modele.

Një variant i këtij telefoni pritet të sjell edhe teknologjinë e njohur në iPhone 6s, 3D Touch, tipar me të cilin ky model do të rivalizojë me Apple. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...