Ahmeti pret zv.ministren e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, Vlora Limani Hajnuni, sot në zyrën e tij ka pritur në një takim pune zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në sektorin e zhvillimit ekonomik, e me theks të veçant u fol edhe për fillimin pilot projektit Gratë në punë online.
Besa Zogaj, ka falënderuar kryetarin Ahmeti, për pritjen, si dhe ka njoftuar atë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore po punojnë për të përfshirë më shumë gra në ekonominë dixhitale. Në Pilot projektin WOW (Women in Online Work – Gratë në punë online.
Ky pilot projekt do të implementohet fillimisht në dy komuna, Lipjan – Gjakovë, cili ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave, që jetojnë jashtë Prishtinës, në punët online të mundësuara nga teknologjia informative dhe komunikuese.
Kryetari, Ahmeti ka falenderuar musafirët dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...