YAHR me komunikatë ndaj shkrimit të Kryetarit Imri Ahmeti

PUBLIKUAR

YHAR ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të Komunës Lipjanit

Komunikatë nga YAHR:

I nderuari Z. Kryetar, Po ti dërgojë programin tuaj zgjedhore 2013 për kandidatë për kryetar komunës së Lipjanit dhe bon vete vlerësimin e realizimit tuaj të premtimeve dhe të realizimeve dhe do të ju del ashtu si që ne e kemi vlerësuar. Ndërsa, ju jeni ai që po bëni shantazh shoqërisë civile në Komunën e Lipjanit. Ju lutem mos u merrni me gënjeshtar duke bërë shantazh dhe kërcënime te ndryshme dhe duke u munduar për ta futur në kontroll shoqërinë civile, por realizon ato premtime që ju keni premtuar qytetarëve të komunës së Lipjanit. Ndërsa, sa i për ketë se kinse ne kemi marrë subvencione deri 10 mijë euro brenda një viti, kjo  nuk është e vërtet dhe është gënjeshtër e kulluar dhe për këtë do të ju ngritet padi në gjykatën përkatëse, ne si OJQ kemi marrë subvencione për vitet e kaluar me projekte konkrete deri në 2 mijë euro brenda një viti dhe atë të ndara nga komisioni komunale dhe atë në garën e konkurrencës në mes me OJQ të tjera ( që është e drejtë e çdo OJQ të kërkojë subvencione nga Komuna edhe këtë e keni paraparë edhe  ju në rregulloren tuaj për ndarje të subvencioneve shih linkun: http://kk.rks-gov.net/lipjan/getattachment/2acd1258-c927-4187-856c-19266d530ef9/Rregullore-per-percaktimin-e-kushteve-dhe-krit-%281%29.aspx ) dhe të kisha lutur që ti skanoni të gjitha vendimet dhe bon publike dhe jo si që ju, që dy vite nuk e ki bërë asnjë vendim për ndarje subvencione publike për OJQ fantome dhe nuk lejon askujt qasje në asnjë vendim për ndarje të subvencioneve qe dy vite edhe pse je i obliguar me ligj ti bëni publike një gjë të tillë.

Dhe YAHR nuk do të miret me reagimet tuaja dhe po të informoje se YAHR nuk bie preh e kërcënimeve, shantazheve dhe gënjeshtrave të asnjë zyrtari komunal dhe ne do të vazhdojmë me punën në monitorimin e institucioneve deri në vitin 2020 si që e kemi në programin tonë, thuhet në Komunikatë /LipjaniNews/

Kliko: Programi Zgjedhor i Kryetarit Imri Ahmeti 2013 

 

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...