Ja qfarë thotë raporti YAHR-së për Komunen e Lipjanit

PUBLIKUAR

Youth Association for Human Rights (YAHR) ka publikuar raportin e monitorimit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan gjatë periudhës Qershor-Dhjetor 2015. Monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës, dhe përfshinë fushat: e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

YAHR-i gjatë përpilimit të këtij raporti është bazuar në bazë të informatave të mbledhura në teren nga qytetarët, nga raportet mujore dhe vjetor i kryetarit për vitin 2014, nga monitorimi i drejtpërdrejtë të aktiviteteve të punës së ekzekutivit, nga mediat dhe nga shumë informacione të ndryshme. Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit gjatë kësaj periudhe Janar – Dhjetor 2015 është përballur me shumë vështirësi. Vështirësitë më të cilat është përballur ekzekutivi i Komunës së Lipjanit janë: obligimet e trashëguara nga ekzekutivi i kaluar ,ekzekutimi i disa vendimeve nga ana Thesarit Qendror dhe të institucionet gjyqësorit dhe deri te anulimi i disa tenderëve nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në këtë raport monitorues kemi paraqitur edhe përformancën e kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti lidhur me përmbushjen e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune në vitin 2013 i cili kishte premtuar 131 projekte konkrete për 62 vendbanime të Komunës së Lipjanit. Ku nga 131 premtime të premtuar me projekte konkrete gjatë fushatës në zgjedhjet lokale 2013 për kryetar të komunës së Lipjanit, kemi vetëm 46 premtime / projekte ose 35.22 %, që ka lëvizje për realizimin e tyre, ku nga këto 46 projekte, kemi vetëm 16 premtime të realizuara plotësisht ose 12.20 % , ndërsa 85 premtime ose 64.88 % nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre.

Shiko Raportin Kliko KETU

Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e ekzekutivit ndaj qytetareve, ende po vazhdohet me një nivel të ultë në këto dy shtylla të qeverisjes së mirë, pasi që kryetari Imri Ahmeti vazhdon ti mbaj të mbyllura dyert për organizatat e shoqërisë civile në mbledhjet e Bordit të drejtorëve, kemi ndërprerjen e dërgimit të materialeve të kuvendit për shoqërinë civile, kemi po ashtu kemi mos lejim në qasjen në dokumentet publike për organizatën e vetëm monitoruese YAHR, kemi mos publikim të vendimeve për ndarje të subvencioneve nga zyra e kryetarit dhe mos publikimi i këtyre vendimeve lindin dyshime për keq përdorim të parasë publike, etj. Ndërsa, si shenja pozitive për këtë periudhe është vazhdimi i performancës së mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe në uljen e obligimeve të borxheve të trashëguara, fillimi i realizimit të projektit nga organizata Helvitas për rregullimin dhe mbjelljen e drunjve në qytetin e Lipjanit, zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në fshatin Gumnasellë nga Drejtoria për Shërbime Publike.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Lipjan

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Njësiti...

Gjendet dhe konfiskohet një pistoletë me gaz me 41 fishekë në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari...