Lipjan, Donika në burg shoqërohet me një shtetase turke

PUBLIKUAR

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, po tregohet relativisht shoqërore me të burgosurat në burgun e Lipjanit. Ajo edhe pse qëndron e vetme në qeli gjatë aktiviteteve sportive shoqërohet me disa të burgosura ndërsa shoqja e saj më e ngusht duket të jetë një shtetase turke.

“Zeri.info” mëson se bëhet fjalë për gruan me emrin Nuran.N , me të cilën Kadaj-Bujupi e kalon kohën shumicën e kohës së “lirë”.

Njëra prej gardianeve e cila punon në burgun e Lipjanit thotë për gazetën tonë se, deputetja e AAK-së në fillim ishte e irrituar dhe nervoze por që me kalimin e kohës është “rehabilituar”.

Ndryshe, Kadaj-Bujpi është arrestuar më 18 nëntor nga Njësia Speciale e Policisë pas një flet-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 30 ditët të paraburgim pasi që hodhi gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Arianit Koci, avokati i shefes së Grupit Parlamentar të AAK-së, që po vazhdon ta vuaj masën e paraburgimit në burgun e Lipjanit, ka deklaruar se sistemi i drejtësisë është bërë rrënuesi më i madh i shtetit të Kosovës.

Në Kosovë, sipas tij, politika të futë në burg e politika të nxjerrë nga burgu. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...