Kryetari Ahmeti, ka pritur Kryeshefin e Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të marten ka pritur, Kryeshefin e Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi së bashku me Kryesuesin e Bordit të Hekurudhave të Kosovës, Enver Oruqaj dhe anëtarin e këtij Bordi, Milazim Bytyqi.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, ka paraqitur gjendjen faktike të hekurudhës që kalon në qytetin e Lipjanit, duke kërkuar nga të pranishmit spostimin e binarëve– shinave nga 5 sa janë ekzistues të mbetet vetëm një.
Po ashtu, kryetari Ahmeti së bashku me përfaqësuesit e Hekurudhave të Kosovës, kanë vizituar stacionin e trenit në qytetin e Lipjanit, për të parë nga afër gjendjen e binarëve shinave që kalojnë në qytetin e Lipjanit. Në të njejtë kohë, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga ta, që terminali i mallrave nga qyteti të çvendoset në fshatin Rubofc që është afër Lipjanit.
Ndërsa, Kryeshefi i Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi, gjatë kësaj vizite në teren, ka premtuar Kryetarin Ahmeti, se në kuadër të projektit për riparimet e hekurudhave në nivel vendi, do ti trajtojmë me seriozitet edhe kërkesat e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...