U mbajt konsultim publik, për prezantimin e projektit për rregullimin e sheshit, ” Adem Jashari”, në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Organizuar nga Komuna e Lipjanit, të marten, në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur konsultimi publik lidhur me prezantimin e projektit për rregullimin e sheshit, ” Adem Jashari”, në qytetin e Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, para një numri të madh të publikut të cilët prezantuan në këtë takim, ka thënë, se Komuna e Lipjanit në vazhdën e realizimit të projekteve të interesit publik, ka ndërmarr disa veprime ku mendohet që gradualisht ti jepet nje pamje tjeter qytetit te Lipjanit. Fillimisht është ndërhyre me projektin në ndryshimin e gjithë trotuareve, gjelbrimin përkatësisht rregullimin e hapesirave të hapura publike, aktivizimin e ndriçimit publik, zgjerimin e rrjetit dhe mirëmbajtajen e tij.
Kryetari Ahmeti, është shprehur se duke e analizuar projektin aktual të sheshit i cili është hartuar më herët, një projekt voluminoz i cili është paraparë të implementohet përmes partneritetit publiko privat, mirëpo deri më tani nuk është bërë ndonjë zhvillim sa i përket implementimit. Kjo mund të konsiderohet si pasojë e disa kontesteve pronësore që rezultojnë në pamundësi të realizimit të projektit si tërsi në këtë fazë, ka thënë Ahmeti.
Ai, lidhur me këtë, ka thënë se ekipi komunal, ka hartuar zgjidhjen ideore që parasheh ridizajnimin e sheshit duke ju përshatur kushteve aktuale të zonës, që rezulton në kosto më të ulët, zgjidhje më të shpejtë dhe më të pranueshme qe krijon parakusht për implementim në faza. Ky proces është menduar të realizohet pa ndërhyrje në objektet ekzistuese si dhe prona private, si dhe mundësia e krijimit të infrastrukturës për tërë zonën që ndikohet nga projekti, kjo nuk nënkupton ndarje të projektit, por fazen e parë të zhvillimit të këtij projekti deri sa të zgjidhen konstektet dhe deri sa te zhvillohet procedura për të vazhduar më pastjaj me ndertimin e lartë që është paraparë në kuadër të sheshit, është shprehur kreu lipjanas.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka ftuar gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, që të japin mendim e tyre, sygjerimet dhe kerkesat e tyre për zgjidhjen e cila do të aprovohet.
“Por projekti i madh i ndërtimit të obejkteve në kuadër të sheshit, të reflekoj në harmoni me hapësirat publike që ka komuna, në kuadër të numrit te banorëve që mund të absorbohen në ato objekte banesore, si dhe infrastruktura percjellese. Unë kujtoj që duke nejt në pritje të procedurave dhe zhvillimit të procedurave jashtë zakonisht të komplikuara që janë lidhur me ndërtimin e sheshit në tërsi do të ishte mirë që ne të fillojmë me fazën e parë të këtij projekti në vitin në vijim”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Ndërsa qytetarët, për pos që bënë pyetje të shumta rreth projektit në fjalë ata shprehen edhe falenderime për kryetarin Ahmeti rreth realizimit të projekteve që po zhvillohen në qytetin e Lipjanit.
Ndryshe, variantet e prezantuara nga ekipi Komunal do të publikohen ne veb faqen e Komunës së Lipjanit dhe do të jenë të hapura për publikun, për të dhënë komente vërejtje dhe sygjerime për zgjidhjen e cila do të aprovohet.

SHIKO MË SHUMË

Vjehrra rrah renë në Lipjan, Policia jep detaje

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur...

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Lipjan

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Njësiti...