Apple do të shesë 200 milionë iPhone në vit?

PUBLIKUAR

Edhe pse nuk pritet që gjatë vitit të ardhshëm iPhone 7 të vijë me një ekran të ri OLED, me sa duket kjo gjë do të ndodhë kur Apple ta lansojë modelin tjetër në 2017. Sipas raportimeve të fundit thuhet se iPhone 7s mund të shfaqet me një ekran të tillë, kur i njëjti të paraqitet në treg gjatë vitit 2017.

Apple thuhet se është në bisedime me një numër të prodhuesve të ekraneve të pajisjeve mobile rreth ekraneve OLED, cilësi të cilën Apple po mendon ta inkuadrojë në një model të ardhshëm të iPhone, i cili ndoshta do të jetë iPhone 7s.

Lajmi vjen në një raport i Digitimes, e cila ka thënë se Apple aktualisht është në bisedime me prodhuesin e madh të ekraneve, kompaninë jugkoreane LG, si dhe me kompaninë Afisho nga Japonia.

Merret vesh se Apple i ka paraqitur kërkesat e saj për sa i përket specifikimeve të pritura dhe njësitë e nevojshme të furnizimit për të përmbushur dërgesat e iPhone, të cilat pritet të vazhdojnë të tejkalojnë shifrën marramendëse prej 200 milionë njësive në vit, gjatë disa viteve të ardhshme. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...