Kryetari, Imri Ahmeti, uron qytetarët e Komunës së Lipjanit, me rastin e festës së 28 Nëntorit, 103 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar si dhe Ditës së Flamurit

PUBLIKUAR

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Lipjanit, në emrin tim personal, dhe në emër të gjithë institucioneve Komunale të Lipjanit, ju uroj festat e Nëntorit, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditën e Flamurit”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Dita e “ 28 Nëntorit, është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë dhe pasuria më e çmuar që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti, për gjatë gjithë historisë, për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë”.
Prandaj duke dashur e rrespektuar vlerën e kësaj date të shënuar, të reflektojmë përgjegjshëm në t’tashmen dhe përgjithnjë në interes të së përgjithshmes, në interes të shtetit e kombit. Uroj që nëntorët e viteve në vijim, kombin shqiptarë ta gjej më të zhvilluar ekonomikisht, të prosperuar e integruar në familjen e shteteve të kombeve të zhvilluara europiane e përendimore, ka thënë, ndër të tjera Kryetari Ahmeti, përderisa po uronte qytetarët lipjanas.
Gëzuar festa !

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...