Është regjistruar një moment në Turqi, kur një kalë nuk ka arritur të ndalet dhe është rrëzuar në asfalt. Si pasojë, edhe burri që e drejtonte karrocën, është rrotulluar dhe ka rënë në tokë.
Sikur gjërat të përfundonin këtu, do të ishte mirë. Një karrocë tjetër hyn në atë mes, duke bërë që burri të shtypet nga rrotat e mjetit që përdoret për transport, transmeton Telegrafi.
“Dështimi i frenimit ABS”, është një koment lidhur me ngjarjen, ku protagonistët kanë marrë lëndime të lehta. /Telegrafi/


