Kuvendi Komunal i Lipjanit, nën kryesimin e Vlora Limani-Hajnuni, të mërkurën ka filluar më ndryshe punimet e saj.
Me këtë, rast Kryesuesja Limani – Hajnuni, ka njoftuar asambleistët, për fushatën vetëdijesuese “ Ndal dhunën ndaj gruas”, e cila fushatë ka filluar pikërisht sot me 25 nëntor, dhe në njejtën kohë ajo ka cituar një deklaratë që ndërlidhet me këtë fushatë, duke kërkuar nga të gjithë që bashkarisht të kontibojmë në avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe parandalimin e dhunës së ushtruar ndaj saj, ka thënë mes të tjerash Kryesuesja Limani – Hajnuni.