Huawei Mate 8 zyrtarizohet në Kinë

PUBLIKUAR

Dje fillimisht ishin paraqitur disa pamje të modelit të ri të telefonit nga Huawei, ndërsa sot kompania kineze e ka zyrtarizuar modelin e shumë-pritur nga tregu aziatik – Huaëei Mate 8, që tani është prezantuar zyrtarisht në Kinë.

Huawei Mate 8 është i pajisur me një ekran Full HD me diagonalen prej 6 inç dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Telefoni është mundësuar nga një procesor octa-core Kirin 950, i cili është përbërë nga katër bërthama A72 në 2.3GHz dhe katër të tjera të A53 në 1.8GHz, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me MP4 GPU Mali T880.

Pajisja do të vijë edhe me ndërfaqen Huawei EMUI 4.0 e cila është e ndërtuar mbi Android 6.0 si dhe ekrani i lakuar në 2.5D. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...