Sqarohet Shukri Buja, nuk kam banesë të uzurpuar

PUBLIKUAR

Ish kryetari Komunës së Lipjanit, Shukri Buja është sqaruar ndaj shkrimeve të fundit të cilat janë bërë  ndaj gazetës “Zëri”, që ka transmetuar LipjaniNews.”Në këtë listë të uzurpatorëve është edhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja. Ky i fundit, sipas Ndërmarrjes Banesore, ka një pronë të tyre në rrugën “Dardania” 9/4 në Prishtinë.”, kishte shkruar “Zëri”

“Shukri Buja kurrë nuk ka uzurpuar prona private as shtetërore. Nuk kam banës të uzurpuar. Kam banesë në Lagjen Dardania ndërtesa “Kroi i bardhë”, lamela A hyrja 1” ka thënë Shukri Buja.

Madie ai ka thënë se këtë banesë të cilën posedon është krejtësisht e rregullt  si çdo qytetar me kontratë të vitit 2004.

“Banesën e kam blerë nga ndërmarrja banesore në Prishtinë, kontratë të rregull me çmim të paguar si çdo qytetarë, kontratë e vitit 2004, po ashtu posedoj dokumentacionin legal nga ndërmarrja banesore e verifikuar në Gjykatë, tha Shukri Buja për LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...