Deputetja nga radhët e LDK-së në Lipjan Linda Shahini përmes një statusi në facebook ka sqaruar se pse ka votuar kundër në Kuvendin Komunal, që bashkësia Islame të marrë parat për shërbimet e varrimeve që ka kryer në mbledhjen e Kuvendit.
“Sa për sqarim, fakti që unë sot isha e vetmja qe votova kundër në mbledhjen e Kuvendit, që Bashkësia Islame të marrë paret për shërbimet e varrimeve që ka kryer, nuk do të thotë qe jam edhe kundër të ju ndihmohet qytetareve të Komunës së Lipjanit. Unë shumë qartë sqarova, që është shumë mirë që Komuna po ju ndihmon qytetarëve, por është keq kur dëgjon me argumente që këto para keqpërdoren nga disa njerëz të Bashëkisë Islame ( pa dashtë të përfshije të gjithë këtu). Andaj perëndimin tim, derisa ka fakte të keqpërdorimit, nuk është e arsyeshme të votoj pro këtij vendimi. Gjithashtu theksoj se këtu nuk duhet fajësuar askënd, aq më pak Komunën, sepse në ketë drejtim Komuna vetëm po ndihmojë qytetaret e saj. Këtu të vetmit fajtor janë ata që në kurrize të fesë dhe Komunës përfitojnë nga qytetaret. Andaj mund të më kritikoni sa të doni, por edhe njëherë e theksoje që aspak nuk jam penduar për votën time kundër për ketë çështje”, ka shkruar Linda Shanini, transmeton LipjaniNews.