Me këtë, rast Kryesuesja Limani – Hajnuni, ka njoftuar asambleistët, për fushatën vetëdijesuese “ Ndal dhunën ndaj gruas”, e cila fushatë ka filluar pikërisht sot me 25 nëntor, dhe në njejtën kohë ajo ka cituar një deklaratë që ndërlidhet me këtë fushatë, duke kërkuar nga të gjithë që bashkarisht të kontibojmë në avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe parandalimin e dhunës së ushtruar ndaj saj, ka thënë mes të tjerash Kryesuesja Limani – Hajnuni.
Po ashtu, Kuvendi Komunal i Lipjanit përgjatë ditës sotme, ka miratuar edhe këto pika të rendit të ditës të cilat kanë qenë të propozuara për diskutim dhe aprovim në këtë seancë si: Propozim Vendimin për vazhdiminn e Vendimit KK Lipjan 1Nr.465-168 të datës 13.04.2004 për shfrytëzim të sipërfaqës së paluajtshme, Propozim Vendim për miratimit të Planit Lokal të Veprimit për Ri- integrim, Propozim Vendim për anulimin e Vendimit të KK Lipjan 1Nr. 464-162 të datës 12.02.2009 dhe shkëpoutjen e kontratës 1Nr. 464-508 të dates 02.06.2009 për dhënien në shfrytëzim të tokës- pasuri shoqërore në ZK Ribar i Vogël, Propozim Vendiim dhënien në shfrytëzim tokës pasuri shoqërore pë vendosjen e trafostacioneve distributive në fshatin Bregu i Zi, Rufc i Vjeter dhe Sllovi, Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim të tokës pasuri shoqërore e KK Lipjan për varrezat e fshatit Babush i Muhaxherëve, Propozim Vendim për dhënien e pelqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan dhe në fund të kësaj senace, drejtori i Drejtorisë së Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Feti Krasniqi, ka informuar Kuvendin lidhur me fushatën e korrje- shirjeve për vitin 2015 në Komunën e Lipjanit si dhe përgaditjet e mbjelljeve vjeshtore.
Ndërsa pika e katërt e rendit të ditës, me vendim të shefave të grupeve parlamentare u shtya për diskutim dhe aprovim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.