Zv/kryeministrja, Kurtit: VV duhet t’ua merr komunarëve Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së Nismës ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’u kthehen qytetarëve nga komunarët.

Balaj-Halimaj ka thënë se para se VV-ja të flasë për komunat e tjera, duhet t’ua marrë komunarëve Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve dhe për këtë ajo ka thënë se do t’i ndihmojnë sërish.

 

 

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, zv-kryeministrja ka thënë se prej kur VV-ja mori pushtetin në Prizren, sipas të dhënave zyrtare, emigrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport sa ishte në vitin 2016.

Postimi i plotë i Balaj-Halimajt:

Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eigrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant e tjera përgjegjëse janë partitë e tjera që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për emigrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV-ja të kritikojë të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flasë për komunat e tjera VV-ja duhet t’ua marrë komunarëve dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...