Samsung ka pasur disa “trazira” viteve të fundit. Në 2012/13, kompania dukej e pandalshme, por në vitin 2015, kryesisht për shkak të suksesit të iPhone 6, shitjet dhe fitimet e Samsung por edhe pjesa e saj e tregut filluan të bien.
Galaxy S6 dhe Galaxy S6 EDGE janë projektuar për ta korrigjuar këtë gjendje, por këto pajisje kanë dështuar të kontribuojnë me shitjet e përgjithshme.
Paraqitja e iPhone 6 ka rezultuar që Samsung të përjetojë një rënie të madhe të fitimit operativ, më saktësisht deri në masën prej 38%, sa ishte matur të jetë në tremujorin e dytë.
Korea Times raportoi se Samsung është në kërkim të uljës së fuqisë punëtore të saj para përfundimit të vitit, në mënyrë që t’i ulë shpenzimet.
“Prioriteti kryesor i Samsung është t’i ulë kostot. Punëtorët me performancë mesatare janë duke u këshilluar të largohen nga kompania me një kompensim të konsiderueshëm, “ka thënë një zyrtar i kompanisë.
“Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendosë të bëjë pushime të mëdha të njerëzve nga puna. Në fakt, vetëm muajin e kaluar, disa ditë para se Apple zbuloi iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, Samsung njoftoi se rreth 10,000 punonjës të saj do të duhet ta braktisin punën e tyre nga selia e kompanisë në Korenë e Jugut,” raporton BGR.


