Klinaku pas kërcënimeve të Vuçiqit për luftë: Do ta presim përsëri me pushkë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë ndaj Kosovës.

Klinaku përmes një postimi në Facebook tha se nëse zhvillohet ndonjë luftë në Kosovë atëherë shqiptarët përsëri do ta presin me pushkë.

“Ndërkohë, sa i përket kërcënimeve të Vuçiqit për luftë, nëse vjen deri te kjo: Ne do ta presim përsëri me pushkë”, ka shkruar Klinaku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim.

“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, tha Vuçiq

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...