Vuçiq kërcënon me luftë — Limaj: Është momenti i fundit për BE’në të reagojë ndaj Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili foli për luftë të re nëse dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses.

Limaj ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Europin të marr masa ndaj këtij regjimi.

Ai thotë se ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit. Lideri i Nismës ka thënë se gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë për sa kohë që këta njerë nuk përgjigjen për krimet e kryera.

Deklarata e plotë e Limajt:

Ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.

Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë.

Është koha e fundit që Bashkimi Europian të merr masa ndaj këtij regjimi.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...